Borrell: Rusia po kryen krime të vërteta të luftës

20 qershor 2022 | 13:08

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka akuzuar Rusinë për kryerje “të krimeve të vërteta të luftës”, duke bllokuar eksportet e drithërave nga Ukraina.

“Është e paimagjinueshme që miliona tonë të grurit mbeten të bllokuar në Ukrainë, derisa pjesa tjetër e botës përballet me uri. Ky është krim i vërtetë i luftës”, ka thënë Borrell, në nisje të takimit mes ministrave të Jashtëm të bllokut evropian, që këtë herë mbahet në Luksemburg.

Ministrat pritet të diskutojnë rrugë për miliona tonë të grurit që gjenden në Ukrainë, që janë bllokuar në portet e Detit të Zi nga ana e forcave ruse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Bashkimit Evropian do të pranojnë që të dërguarit…