Borrell: Situata në Ballkanin Perëndimor, “jo aq e mirë”

15 nëntor 2021 | 13:34

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se situata në Ballkanin Perëndimor “nuk është edhe aq e mirë”.

Borrell i bëri komentet në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku situata në këtë rajon – veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi – pritet të jetë temë diskutimi.

Borrell tha se në Bosnje e Hercegovinë ka tendenca që rrezikojnë unitetin e këtij vendi dhe pengojnë përparimin e tij në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, tha se raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në nuk janë vetëm rreth zgjerimit, por kanë të bëjnë edhe me përshtatjen e politikës së tyre të jashtme me atë të BE-së, raporton REL.

Duke folur po ashtu në prag të takimit, Varhelyi tha se zgjerimi mbetet vegla kryesore e BE-së për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ai tha se pret që tani, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, të ketë lëvizje të shpejta pozitive në terren, që do të mundësonin nisjen e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe midis Shqipërisë dhe BE-së.

“Ne jemi të gatshëm për këtë dhe akoma shpresoj se kjo mund të ndodhë para fundit të këtij viti”, tha Varhelyi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nderime të larta shtetërore, në ceremoninë e organizuar në…