Borrell uron Osmanin: Kosova tashmë mund të fokusohet në dialogun me Serbinë

05 prill 2021 | 00:02

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen Presidente e Kosovës.

Borrell, përmes “Twitter”-it ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës tash të fokusohen në ndërmarrjen e reformave dhe vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhje Presidente e Kosovës. Vendet e BE-së mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Me institucionet e reja, Kosova tashmë mund të fokusohet vendosmërisht në reformat e nevojshme dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani nga sot është Presidente e Kosovës. Zgjedhja ka…