Borrell: Vendimi i Trump për OBSH-në i pajustifikueshëm
15 prill 2020
| 15:38
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka shprehur keqardhje për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.
“Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë më të nevojshme see kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk njeh kufij.”, ka deklaruar.
Më herët, Trump deklaroi se do të bllokojë fondet për OBSH-në pasi do të bëhet një rishikim.
Ai tha se rishikimi do të mbulojë rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit.