Borrelli dënon “masakrën e civilëve”, ministri izraelit i kundërpërgjigjet
Shefi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka kritikuar mënyrën e operacionit izraelit për shpëtimin e katër pengjeve në Gaza.
Ai e cilësoi atë si një “masakër të civilëve”, raporton Klankosova.tv.
“Raportet nga Gaza për një tjetër masakër të civilëve janë të tmerrshme. Ne e dënojmë këtë me termat më të ashpër. Gjakderdhja duhet të përfundojë menjëherë”, shkroi Borrell në X.
Ai sugjeroi gjithashtu se rruga drejt paqes ishte në një plan me tre faza të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden.
Pas kësaj, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i Izraelit, Eli Cohen, iu kundërpërgjigj Borrellit duke i thënë “turp të kesh”, dhe se duhet ta dënojë Hamasin.
“Në vend që të dënoni Hamasin për fshehjen e pengjeve pas një popullsie civile, ju dënoni Izraelin për shpëtimin e qytetarëve të tij”, tha Cohen.
Qindra palestinezë të vrarë gjatë operacionit izraelit për lirimin e 4 pengjeve