Borrelli dhe Varhelyi: Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

10 korrik 2022 | 15:00

Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Kështu është thënë në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe komisionarit për zgjerim, Oliver Varhely, në 27-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Në këtë deklaratë, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi është thënë  se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”.

Sipas Borrellit dhe Varhelyit ende edhe sot paqja nuk mund të merret si e mirëqenë.

“Agresioni i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka rikthyer një luftë brutale në kontinentin tone”.

“Është më shumë se kurrë detyra jonë të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës, si pjesë e historisë sonë të përbashkët evropiane”, është thënë në deklaratën e përbashkët.

Në deklaratë është thënë se vrasjet masive dhe krimet e luftës në Ukrainë sjellin kujtime të gjalla të atyre që u dëshmuan në luftën në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990.

Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se e shohin sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe se kjo tregon nevojën për tu ngritur në këmbë për të mbrojtur paqen, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale.

“Evropa nuk e ka harruar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe përgjegjësinë tonë për të mos qenë në gjendje të parandalojmë dhe ndalojmë gjenocidin. Në Srebrenicë, Evropa dështoi dhe ne jemi përballur me turpin tone”, është thënë në deklaratë.

Përfaqësuesit e BE-së kanë deklaruar se duan të shohin përparimin e Bosnjë-Hercegovinës në pajtim me tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe përparimin e Bosnje e Hercegovinës në rrugën e saj të integrimit në BE.

“Udhëheqësit politikë duhet t’i kthejnë fjalët në vepra: Ata duhet të zgjedhin të vërtetën, drejtësinë dhe bashkëpunimin në vend të frikës dhe urrejtjes për të kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe të begatë për brezat e ardhshëm”, është thënë në deklaratë. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesc Fabregas i është ofruar Las Palmas. Fabregas është lojtar…