Borrelli do të mbajë konferencë për medie pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin

22 qershor 2023 | 15:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas agjendës që është publikuar në faqen e BE-së, Borrell fillimisht do ta takojë Vuçiqin.

Pastaj, ai do ta takojë kryeministrin Kurti dhe pas kësaj do të ketë deklaratë për medie.

Në këtë takim do të diskutohet rreth asaj se si të gjendet një zgjidhje që do të kontribuojë në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe në përmirësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim…