Borrelli e shtynë deklarimin për në orën 20:00

14 shtator 2023 | 15:26

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, e ka shtyrë për orën 20:00 deklarimin për media.

Ky deklarim i tij ishte planifikuar të bëhet në orën 15:00, mirëpo në faqen zyrtare të BE-së tani është paralajmëruar të mbahet në orën 20:00.

Kujtojmë se në një prononcim para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bisedimet kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të bëjë kompromis.

Deri më tani Kurti nuk është deklaruar për media rreth këtij takimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte), dy ditë pas ndeshjes mes Rumanisë dhe…