Borrelli fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel
08 dhjetor 2022
| 13:40
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takim në Bruksel.
Lajmin e ka bërë me dije të enjten zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media. Ai ka thënë se data e takimit ende nuk dihet.
“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, ka thënë Stano.
Më tutje, Stano është pyetur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku ka pasur hedhje të shokë-bombave, por nuk ka dashur ta komentojë.