Borrelli i shkruan letër Kurtit, kjo është përmbajtja e saj

29 qershor 2021 | 15:17

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për polikë të jashtme dhe çështje të sigurisë, Josep Borrell.

Duke iu falënderuar për letrën që kryeministri Kurti ia ka dërguar, Borrelli është shprehur mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.

“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, është thënë në letrën e Borrellit.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale të akuzuarit Shefki…