Borrelli i shqetësuar për arrestimet e serbëve dhe marshimin e FSK-së në Mitrovicë
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell është shprehur shumë i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë si dhe për marshimin e FSK- së në Mitrovicën e jugut.
Borrell në Tiwtter ka shkruar se pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon të bëhet edhe më i rrezikshëm.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”, ka shkruar ai.
Very alarmed by situation in north of Kosovo: extrajudicial arrests of K-Serbs & Kosovo Security Forces marching in South Mitrovica; followed by heavy rhetoric from Serbia.
Despite yesterday’s crisis meeting, escalation continues & is becoming dangerous. We will not tolerate it.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2023