Borrelli: Izraeli të heqë dorë nga një ofensivë tokësore në Rafah
06 maj 2024
| 14:36
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është e papranueshme thirrja e Izraelit për evakuim të civilëve në Rafah.
Me anë të një shkrimi në platformën “X”, ai ka theksuar se Tel Avivi zyrtar duhet të heqë dorë nga ofensivat tokësore në Rafah.
“Urdhrat e evakuimit të Izraelit për civilët në Rafah parashikojnë më të keqen: më shumë luftë dhe krizë ushqimore. Është e papranueshme”.
“Izraeli duhet të heqë dorë nga një ofensivë tokësore dhe të zbatojë Rezolutën 2728. BE-ja, me Komunitetin Ndërkombëtar, mund dhe duhet të veprojë për të parandaluar një skenar të tillë”, ka shkruar Borrelli.