Borrelli: Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për targat, Vuçiqi po
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka thënë se ai dhe Miroslav Lajçak kanë bërë një propozim për targat, të cilin e ka pranuar presidenti serb, por jo edhe kryeministri Albin Kurti.
Borrelli ka njoftuar se është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7-orësh negociata në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
“Dy palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot”, ka thënë Borrell.
Ai ka thënë se nga BE-ja është bërë një propozim, por nuk e ka pranuar Kryeministri Kurti.
“Në dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuçiq e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë. Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”, ka thënë ai.
Borrell ka thënë se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për eskalim të situatës.
“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së.
Borrelli ka thënë se u ka bërë me dije palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.