Borrelli: Marrëdhëniet e panormalizuara Kosovë-Serbi, ‘pengesë’ për integrimet evropiane

13 nëntor 2023 | 15:06

Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, në diskutimin me kryediplomatët rajonalë për zgjerimin e bllokut evropian, ka përmendur si “pengesë” marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht ngecjet në dialogun që lehtëson Brukseli.

Borrelli është shprehur se “dinamika që do të iniciojë Ukraina” në procesin e zgjerimit dhe anëtarësimit në BE do të përkthehet në përparim edhe për të gjitha vendet që kanë kandidaturat e tyre për hyrje në bllokun evropian.

“Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e një procesi negociues me Ukrainën. Kjo do të shkaktojë një ortek të vendeve të tjera që duan të anëtarësohen. Ka një pengesë në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por dinamika që do të iniciojë Ukraina do të ndikojë në të gjithë vendet kandidate që aktualisht presin radhën e tyre në procesin e negociatave”, ka thënë Borrelli, duke shtuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, më 14 nëntor 2023, me fillim nga ora 14:00,…