Borrelli: Marrëveshja për energjinë, hap i madh

21 qershor 2022 | 16:59

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, ka përshëndetur marrëveshjen për energjinë, e cila është arritur të martën në mes të Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Ai në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit edhe i ka uruar për marrëveshjen e arritur.

“Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja e që  do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Presim të vazhdojmë punën në hapat e tjerë”, ka shkruar Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i…