Borrelli në Mal të Zi, Abazoviqi: Mirësevini në anëtarin e ardhshëm të BE-së

14 korrik 2022 | 11:48

Përfaqësuesi i lartë i be-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ai është pritur nga kryeministri i këtij shteti, Dritan Abazoviq, i cili në llogarinë në  “Twitter”  ka bërë me dije se i ka uruar mirëseardhje.

“Mirësevini në anëtarin e ardhshëm të BE-së”, ka shkruar Abazoviq.

Kryeministri malazez ka shkruar edhe për të ardhmen evropiane të vendit të tij, si dhe për rëndësinë e vizitës së Borrellit.

“Me mbështetjen e partnerëve tanë evropianë, ne po ndërtojmë një Mal të Zi më të qëndrueshëm dhe më të begatë. Takimi për stabilizim asociimin ndërmjet malit të Zi dhe BE-së për herë të parë mbahet në Mal të Zi. Një nxitje e madhe për Malin e Zi për të vazhduar edhe më shpejt në rrugën  evropiane. Josep Borrell, mirësevini në anëtarin e parë të ardhshëm të BE-së”, ka shkruar Abazoviq.

Për shkuarjen në Mal të Zi ka shkruar edhe vetë Borrelli, i cili ka përsëritur se situata aktuale e ka vendosur edhe më në krye të listës së prioriteteve integrimin në BE.

“Po e filloj vizitën time të parë në Mal të Zi për të kryesuar Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi. Konteksti aktual gjeopolitik e bën integrimin në BE një prioritet edhe më të madh. Përqendrimi në reformat e BE-së do t’i lejojë Malit të Zi të ecë përpara në rrugën e tij drejt BE’së, në interes të qytetarëve të tij”, ka shkruar Borrell.

Nga ana tjetër, në Maqedoninë e Veriut sot po qëndron presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani dhe Llapi sot do të luajnë ndeshjet e kthimit…