Borrelli në Nju Jork shtron darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor

22 shtator 2021 | 11:48

Përfaqësuesi i lartë për punë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell, ka shtuar mbrëmë një darkë informale për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas një njoftimi të BE-së është thënë se Borrelli dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë pasur shkëmbime të pikëpamjeve mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga përfaqësuesi i lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj. Përfaqësuesi i lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, gjithashtu në dritën e Samitit të ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në muajin e ardhshëm. Ai siguroi një mundësi për të diskutuar pritjet për anëtarësimin në BE. Përfaqësuesi i lartë nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara”, ka njoftuar BE-ja.

Pjesëmarrës në takim ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelko Komshiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka…