Borrelli paralajmëron ndaljen e financave për shtetet që e mbështetën Rusinë

07 mars 2022 | 12:07

Rreth 5 milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi nëse bombardimet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së, Josep Borrell raporton “The Guardian”.

“Ne duhet të përgatitemi për t’i pritur rreth pesë milionë njerëz. Ne duhet të mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për të ndihmuar ato vende që pranojnë njerëz. Ne do të kemi nevojë për më shumë shkolla, më shumë qendra pritjeje, më shumë nga gjithçka”, ka thënë ai.

Borrelli është zotuar t’i shqyrtojë më shumë shpenzimet e ndihmës së BE-së në vendet që e kanë mbështetur Rusinë në mënyrë diplomatike ose kanë abstenuar nga kritikat ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë…