Borrelli paralajmëron vizitë në Prishtinë dhe Beograd
Shefin i ardhshëm i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, ka paralajmëruar se vizitën e parë si Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të bëj në Kososvë dhe Serbië.
Në seancën e konfirmimit në Parlamentin Evropian, ai ka thënë marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë nder prioritet kryesore të tij.
Ai ka thënë se të dyja palët duhet të tregojnë përkushtim. Borrell ka bërë me dije se nga Kosova pret të heqë taksën e vënë ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, ndërsa nga Serbia pret që të ketë angazhim të sinqertë në procesin e dialogut.
I pyetur se sa do të jetë i besueshëm roli i tij, marrë parasysh se përfaqëson Spanjën, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, Borrell ka thënë se njohja është përgjegjësi e secilit shtet anëtar të BE-së dhe se Spanja nuk është problem në këtë drejtim.
“Për aq kohë sa nuk e njohin Rusia dhe Kina, Kosova nuk mund të jetë shtet”, ka deklaruar shefi i ardhshëm i diplomacisë evropiane.