Borrelli: Pas formimit të qeverisë do të rifillojë dialogu me Serbinë

30 janar 2020 | 13:44

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Ai gjatë konferencës me presidentin Thaçi, ka thënë se kosovarët janë njerëz të lirë që vetë vendosin për fatin e tyre.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se u takon liderëve politik në Kosovë që ta formojnë qeverinë e re.

Më tutje, ai ka thënë se pas formimit të qeverisë së Kosovës do të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Për ne është i rëndësishëm stabiliteti dhe siguria, nuk mund të lejojmë që ta kemi Ballkanin të ndarë, s’mund të lejojmë që vendet të jenë të ndara nga njëra tjetra. Kosovarët janë njerëz të lirë të vendosin për fatin e vet dhe është çështje e tyre të formojnë qeveri e jo të bisedojnë me ne, është çështje e kosovarëve që të vendosin fatin e vet dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. Dhe jo të vazhdojmë por të rifillojmë dialogun”, ka thënë Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim…