Borrelli pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Dialogu sjell rezultate të rëndësishme për qytetarët

15 qershor 2021 | 12:04

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka pritur në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Borrelli ka deklaruar se dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dyja vendeve.

“Jam nikoqir i një takim të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, do të sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka shkruar Borrelli në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së…