Borrelli pas takimit me Kurtin: Situata në veri, e rrezikshme dhe e paqëndrueshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borell, ka thënë se situata aktuale në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.
Ai e ka bërë këtë deklaratë, pas takimit që e ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bratisllavë.
“Kemi nevojë urgjente për ulje të tensioneve dhe zgjidhje mes dialogut, për t’iu kthyer punës drejt zbatimit të marrëveshjes së arritur”, ka thënë Borrell, duke iu referuar paktit mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.
Met Prime Minister @albinkurti in Bratislava to discuss the tensions in the north of #Kosovo.
The current situation is dangerous and unsustainable.
We need urgent de-escalation and a solution through the Dialogue to return to our work on implementing the Agreement reached. pic.twitter.com/cOhKtEothA
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 31, 2023