Borrelli për takimin me Kurtin e Vuçiqin: Shpresoj ta pranojnë propozimin evropian

19 shkurt 2023 | 13:25

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Josep Borrell, për “Deutsche Welle” ka folur në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet me 27 shkurt.

Ai ka thënë se ajo do të jetë një ditë me plot diskutime dhe është shprehur se shpreson që Kurti e Vuçiqi ta pranojnë planin evropian.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, pra po i kam ftuar ata të vijnë për të pasur një ditë të plotë me diskutime, sepse është një propozim në tryezë. Dhe unë shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është shprehur Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është…