Borrelli pret në takim liderët e Ballkanit Perëndimor, krah tij Osmani
26 shtator 2024
| 08:42
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrel ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor, në takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ishte kënaqësi të prisja liderët e Ballkanit Perëndimor. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë”, është shprehur Borrell.
Po ashtu, kryediplomati shprehet se ‘së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë’.
Borrell në rrjetin social X, ndau dhe disa foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku në krahë të tij shihet presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.