Borrelli pret një koordinim shumë më të mirë me ShBA në politikën e jashtme

26 janar 2021 | 12:28

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, ai pret “bashkëpunim shumë më të mirë me Shtetet e Bashkuara se sa ishte rasti në të kaluarën”.

Në takimin e së hënës të Këshillit të BE, i cili është kryesuar nga Borrelli, ministrat e jashtëm të BE-së kanë diskutuar marrëdhëniet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe punën që ata do të kenë në çështjet “kryesore dhe më urgjente” globale, raporton “Tanjug”.

“Ministrat janë gati për një fillim të ri”, ka thënë Borrelli.

Në blogun e tij javën e kaluar, shefi i diplomacisë evropiane ka shfaqur pritshmëritë që bashkëpunimi i ardhshëm midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara do të çojë në rezultate në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar të martën një aksion simbolik…