
Borrelli reagon pas vdekjes së Navalnyt: Putini është përgjegjësi i vetëm
16 shkurt 2024
| 14:04
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur i tronditur me vdekjen e opozitarit rus, Alexe Navalny.
Borrelli ka theksuar se Navalny ishte një burrë trim, i cili sipas tij ia ka kushtuar jetën demokracisë dhe shoqërisë civile ruse.
“I tronditur nga raportimet e mediave për vdekjen e Alexey Navalny, një burrë shumë trim që kushtoi jetën e tij për të shpëtuar nderin e Rusisë, duke u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë civile. Ndërsa presim informacione të mëtejshme, le të jemi të qartë: përgjegjësia e plotë është e Putinit”, ka shkruar Borrelli në platformën “X”.