Borrelli sot i njofton liderët e BE-së për situatën në veri
30 qershor 2023
| 13:16
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë për do t’i informojë liderët e shteteve të BE-së për zhvillimet në veri.
Borrelli ka përmendur edhe mbështetjen që Këshilli i BE-së e rikonfirmoi për Ukrainën dje.
“Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informojë liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, është thënë në reagimin e Borrellit.
Kujtojmë se të ShBA-ja dhe BE-ja po i kërkojnë Kosovës që të ndërmarrë hapa konkret për të shtensionuar situatën në veri të vendit.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje prezantoi tetë pika, nëpërmjet të cilave, sipas tij, do të mund të arrihej deri te shtensionimi i situatës.