Borrelli takohet nesër Kurtin dhe Vuçiqin në Paris
Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian (BE), ka njoftuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, do të takohet nesër (e premte) me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se ky takim do të zhvillohet për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të depërshkallëzuar, për të zbutur situatën dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Kosovë/Serbi: Për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën-Serbinë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin, nesër në Paris në takime të veçanta”, ka shkruar Stano në “Twitter”.
Kosovo/Serbia: To continue 🇪🇺 efforts to help 🇷🇸🇽🇰 to de-escalate,defuse current tensions and advance in EU facilitated Dialogue, @JosepBorrellF will meet with @albinkurti & @predsednikrs @avucic in Paris tomorrow in separate meetings.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 10, 2022