Borrelli udhëton për në Austri, pritet të diskutohet për marrëdhëniet BE – Ballkani Perëndimor
19 qershor 2024
| 14:40
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të qëndrojë në Austri dy ditët në vazhdim, ku do të diskutohen marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Zyra e tij, përmes një komunikate për media, ka thënë se ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, me ministra të Jashtëm nga Ballkani Perëndimor dhe organizata të shoqërisë civile.
“Ata do të diskutojnë për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe zgjerimin e BE-së”, është thënë në njoftim .
Gjatë ditës, Borrelli pritet të takojë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.