Borrellit dhe Lajçakut u shkon një letër, u kërkohet largimi i masave ndëshkuese për Kosovën

13 dhjetor 2023 | 08:05

Kryesues të Komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamenteve të 12 vendeve europiane përmes një deklarate të përbashkët drejtuar Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Josep Borrell dhe përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, kanë kërkuar të hiqen të gjitha masat negative të vendosura ndaj Kosovës dhe që të rinisë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës. I am deeply grateful for the letter addressed to Jose Borrell and Miroslav Lajcak by the Chairs of the Foreign Committee of several European nations, including the UK. The content of the letter reflects the critical importance and urgency of addressing the current reality between… pic.twitter.com/ezigyMBkKR — Ilir Kapiti (@IlirKapiti) December 13, 2023 Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka publikuar këtë letër dhe ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron kritika të rëndësishme dhe urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkruan ambasadori.

Deklarata është nënshkruar nga Alicia Kearns (kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar), Michael Roth (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Gjermani), Charles Flanagan (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Republika e Irlandës), Pavel Fischer (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Senatit të Republikës së Çekisë), Rihards Kols (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Letonisë), Marek Zhenishek (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Çekisë), Zhygimantas Pavilionis (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Lituanisë), Marko Mihkelson (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Estonisë), Mark Demesmaeker (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të Belgjikës), Domagoj Hajdukoviq (kryetar i Komisionit për Çështje Europiane i Parlamentit kroat), Michael Jensen (kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Danimarkës), Lia Quartapelle (zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Europiane e Parlamentit të Italisë), dhe Ekaterina Zaharieva (zëvendëskryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve iu rikthye aksionit sot me plot tetë…