Borrellit i shkojnë në takim liderët partiakë, por jo edhe Veseli
30 janar 2020
| 13:50
Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka filluar takimin me drejtuesit e subjekteve politike në Kosovë.
Në këtë takim janë duke marrë pjesë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Në këtë takim nuk është duke marrë pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili në një konferencë për medie ka thënë se takimi i sotëm është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja.