Borusia Dortmund interesohet për transferimin e portierit të Kosovës

02 shkurt 2025 | 12:13

Borusia Dortmund ka shfaqur interesim për portierin kosovar, Diant Ramaj.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari gjerman, Florian Plettenberg, shkruan IndeksOnline.

Dortmundi kishte idenë për të nënshkruar me portierin 23-vjeçar nga Ajax tani dhe më pas ta huazonte menjëherë, qoftë në Bundesligë ose në Danimarkë.

Por ky transferim në 48 orët e fundit të merkatos duket i pamundur, pasi Diant Ramaj është përfshirë në skuadrën e Ajaxit, për ndeshjen ndaj Feyenoordit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcus Rashford do të jetë futbollist i ri i Aston…