Dortmund – Real, kompletohen formacionet zyrtare
Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley të Londrës.
Milionerët gjerman vijnë në finale pasi eliminuan ekipe si PSG dhe Atletico Madrid.
Në anën tjetër, Los Blancos mposhtën favoritin kryesor Man Cityn dhe Bayern Munich për të prekur një finale tjetër.
Edin Terzic ka vendosur të luajë me emra si Karim Adeyemi, Julian Brandt, Jadon Sancho dhe Niclas Fullkrug.
🏟️ ¡El escenario de la final!
📍 Wembley Stadium
🔜 #UCLfinal
💪 #APorLa15 pic.twitter.com/3UzrUCdQUo— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2024
Carlo Ancelotti dy orë para ndeshjes ka zbuluar formacionin, gjë që e kanë bërë këtë edhe më herët.
Tekniku i madh italian do t’i qëndrojë besnik skemës së tij me 4-3-1-2, ku në sulm do të jenë treshja, Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Toni Kroos luan nga minuta e parë, ndërsa Camavinga dhe Valverde po ashtu janë pjesë e formacionit.
Borussia Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Jadon Sancho, Füllkrug.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy, Valverde, Camavinga. Kroos, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.