Borut Pahor po përgatit një draft për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, të koordinuar me Borell dhe QUINT
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si një nga personat që mund ta pasojë Miroslav Lajçakun në pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Tashmë është bërë e ditur se ai është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë–Serbi, shkruan Gazeta Express.
Në profilin e tij në platformën “X” Pahor shkruan se për draftin për dialogun Kosovë-Serbi fillimisht dëshiron të koordinohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shtetet anëtare të BE-së dhe QUINT-in.
“Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e radhës…Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, shkruhet në postimin e tij në platformën në “X.
“Former President Pahor is preparing a draft outline for the continuation of the dialogue, but he wishes to first coordinate it with the High Representative for Foreign and Security Policy, Borrell, and EU member states, especially the Quint countries.” 2/2
— Borut Pahor (@BorutPahor) April 27, 2024
Ndryshe, i dërguari i deritanishëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi përfundon mandatin në gusht të këtij viti. Ai është emëruar ambasadori i BE-së në Zvicër.
Ndër emrat që është përmendur se mund ta pasojë Lajçakun është ish-presidenti slloven, Borut Pahor.