Borxhi publik i Gjermanisë prek nivelin më të ulët nga viti 2011
Gjermania ka ulur borxhin e përgjithshëm publik për 2.3 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, duke shënuar shifrën më të ulët nga viti 2011, transmeton “Reuters”.
Pas uljes së re, borxhi i përgjithshëm i Gjermanisë prek shifrën e 1.93 trilion eurove.
Rritja e qëndrueshme ekonomike, i ka mundësuar Qeverisë gjermane që të heqë borxhet publike pa marrë ndonjë hua.
Borxhet e të gjitha niveleve, duke përfshirë Qeverinë Federale, 16 shtete federale, komunat dhe sistemet e sigurisë shoqërore kanë rënë për 46.5 miliardë dollarë në periudhën janar-qershor, ka njoftuar Zyra e Statistikave Federale.
Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel ka zvogëluar borxhin për 1.7 për qind, 16 shtetet federale, 3.6 për qind derisa sistemet e sigurisë shoqërore, 7.1 për qind.
Megjithatë një zvogëlim i tillë i borxheve përbën sfidë për Bankën Qendrore Evropiane, e cila duhet të diskutojë si do të investojë mjetet që rrjedhin nga obligacionet qeveritare nën programin e blerjes së aseteve.