Borxhi publik i Kosovës mbi 1.3 miliardë euro
14 gusht 2020
| 17:21
Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare.
Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm. “Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
(A.M /Epoka e re)