Boryssov: E gjithë Evropa dëshiron t’i jep perspektivë Shkupit dhe Tiranës
Kemi një shans të rrallë, që e gjithë Evropa dëshiron t’i japë perspektivë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi. Por ka një ndjenjë në rritje që kolegët atje nuk e kuptojnë rëndësinë e momentit dhe se çdo ngjarje e brendshme politike nuk ka asnjë kuptim për këto vende nëse momenti humbet.
Këtë e tha sot Kryeministri bullgar Boyko Borissov, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
“Unë e them këtë me trishtim dhe natyrisht me një dozë optimizmi se më kanë kuptuar”, shtoi ai.
Borisov tha se Bullgaria qëndron stabile në rajon dhe është një vend i kërkuar për investime. Në lidhje me vizat e shtetasve bullgarë për Shtetet e Bashkuara, ai tha se Presidenti i SHBA Donald Trump ka marrë përsipër të heqë vizat.