Bosch: Gjyqtarët e Speciales po marrin paga të majme në kurriz të të pandehurve, pse nuk i lejoni të shkojnë në shtëpi?
21 mars 2023
| 11:09
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale lidhur me kohëzgjatjen e parashtrimit të lëndës për ish-krerët e UÇK-së.
Bosch, me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se gjyqtarët në Speciale po marrin paga të majme në kurriz të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka pyetur se pse nuk po lihen ish-krerët e UÇK-së të rikthehen në shtëpitë e tyre e të presin gjyqin.
“Duket se gjyqtarët duan të mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve. Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin?”, ka pyetur Bosch.
Reagimi i ish-diplomatit holandez vjen pas kërkesës së Prokurorisë Speciale që parashtrimi i lëndëve të tyre të zgjasë gjashtë vjet.