Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajçaku po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin
11 tetor 2021
| 15:55
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka thënë se Serbia me ndihmën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po shton presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm asociacionin e ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Me ndihmën e Lajçakut, Serbia po shton presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe. Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm Asociacionin e Komunave Serbe të ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është gjëja e duhur për të bërë në vendin ku sundimi i ligjit ka përparësi. Kjo duhet theksuar ndaj të gjitha vendeve mike”, ka shkruar Bosch në llogarinë e vet në “Facebook”.