Boshllëku i lënë nga Lewandowski në Bayern pritet të mbulohet nga Kane 

07 shtator 2022 | 11:07

Largimi i Robert Lewandowskit ka lënë një gropë të madhe te Bayern Muncheni. Afrimi i Sado Manes nuk shihet si një zgjidhje përfundimtare, por si një lëvizje për të fituar pak më shumë kohë.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Bayerni ka një projekt të qartë, një ide fikse që përpara se të largohej sulmuesi polak. Klubi gjerman kërkon t’i sigurojë shërbimet e Harry Kanes, të cilat nuk i realizoi dot këtë verë, për shumë arsye, por ka nisur punën tani për t’i siguruar shërbimet e kapitenit të përfaqësueses angleze.

Drejtuesit e Bayernit kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesin e Harry Kanes, me vëllanë e tij, për të bërë të mundur transferimin e Kanes sezonin e ardhshëm.

Kane ka një kontratë të vlefshme me Tottenham Hotspurin deri më 30 qershor 2024. Nëse sulmuesi nuk firmos rinovimin e kontratës me “gjelat”, Bayerni do të paraqesë një ofertë zyrtare për “bomberin” anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia do të jetë epiqendra kryesore e ndeshjeve të futbollit,…