Boshnjaku: Do të isha i kënaqur me një fitore minimale
Kapiteni, Lorik Boshnjaku ka shprehur entuziazmin e skuadrës për motivin e të cilës nuk mungon, qoftë për rezultat pozitiv, qoftë edhe ndonjë fitore minimale
Boshnjaku, kapiten i skuadrës së Prishtinës ka thënë se pret një ndeshje të vështirë për kampionin e Kosovës, por që ata nuk janë dorëzuar.
“Na pret ndeshje e vështirë, pa dyshim shumë e vështirë. Neve na vjen keq që nga ndeshja e parë nuk dolëm me rezultat më të mirë e që më pak fat dhe mund t’ia arrinim. Uroj të arrijmë të shfaqim dhe do të mundohemi të përsërisim momentet e mira të pjesës më të madhe të ndeshjes së parë”, ka thënë ai.
“Nuk na mungon entuziazmi, normalisht duke shpresuar, pse jo edhe në rezultat pozitiv, por nuk duhet të hapemi shumë, duhet të kemi kujdes. Ndoshta me një rezultat të ngushtë, e pse jo edhe fitore minimale, do të kënaqte shumë ambiciet tona dhe do të ishte e mirëseardhur për përvojën tonë në të ardhmen”, ka shtuar Boshnjaku.