Boshnjaku flet për ndeshjen Drita – Prishtina
08 mars 2020
| 09:51
Mesfushori Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka thënë se skuadra kryeqytetase është e gatshme për ndeshjen e sotme në Superligë kundër Dritës.
“Jemi maksimalisht në çdo aspekt të përgatitur për udhëtimin në Gjilan. Ekipi është në gjendje optimale, si fizikisht, po ashtu edhe mentalisht dhe ndoshta e kemi atmosferën më të mirën viteve të fundit. Pra jam i bindur që ky ekip meriton shumë më shumë këtë edicion garash. Konsideroj që edhe forma ime personale është ngritje e sipër e që shpresoj shumë të rritet akoma nga ndeshja në ndeshje, por kjo gjithmonë është në plan të dytë pasi që e rëndësishme është paraqitja e skuadrës në tërësi, të jemi së bashku në formën më të lartë që të na e mundësojë t’i fitojmë ndeshjet”, ka thënë Boshnjaku.