Boshnjaku: Kemi pasur fatin më të keq, ishte përvojë e mirë

14 korrik 2021 | 11:44

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku u deklarua pas humbjes ndaj Ferencvaros.

Prishtina përfundoi aventurën në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminuan në raundin e parë kualifikues duke u mposhtur nga Ferencvaros me rezultat të përgjithshëm 1 -6.

Pas ndeshjes, Boshnjaku tha se nuk kanë pasur fat, por e sheh si përvojë të mirë dhe beson që këto ndeshje iu kanë ndihmuar të rriten individualisht dhe si ekip.

“Arritëm me shfaq atë të ndeshjes, dallimi ka qenë shumë i madh. Kemi pasur rastet tona, por nuk arritëm të shënojmë. Nuk i shfrytëzuam rastet tona dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”.

“Ne kemi pasur fat të vështirë sepse u përballem me Ferencvaros, por ishte përvojë për ne dhe në ndeshjet e radhës do mundohemi të luajnë më mirë”.

“Ndeshje si këto, qoftë në Evropë apo LK do na ndihmojnë të rritemi individualisht, apo si ekip”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Prishtina nesër do të mësojë kundërshtarin e radhës për në Conference League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa minuta pasi janë kthyer nga një mision të martën…