Boshnjaku paralajmëron fitore ndaj Trepçës ‘89
31 tetor 2018
| 14:27
Futbollisti i skuadrës së Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka paralajmëruar se synim i kryeqytetasve është fitorja në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, e cila zhvillohet nga ora 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Pres ndeshje të fortë, si gjithmonë ashtu kur ndeshemi me Trepçën ’89 edhe pse momentalisht nuk janë në pozitë të mirë , megjithatë kjo nuk do të thotë që do ta kemi të lehtë. Por, unë shpresoj në vazhdimësi të fitoreve, por duhet të jemi maksimalisht të përqendruar dhe të mendojnë vetëm për këtë ndeshje”, ka thënë Lorik Boshnjaku për faqen zyrtare të Prishtinës.