Boshnjaku: Rezultati nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes

08 korrik 2021 | 14:05

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka folur për humbjen ndaj Fernecvarosit në Ligën e Kampionëve.

Boshnjaku edhe pse ishte i lënduar, ia doli të kishte paraqitje mbresëlënëse për 70 minuta sa luajti, e ku deri në ato momente rezultati ishte i barabartë 0-0.

“Po, isha në mëdyshje dhe deri në nxehje para lojës nuk e kisha të çartë nëse do të mundja të paraqitesha në ndeshje. Megjithatë, një ndeshje si kjo nuk duhej të humbisja dhe normalisht kisha dëshirë të gjendesha pran ekipit”

“Në përgjithësi e vlerësoj si ndeshje shumë të mirë të interpretuar nga ne. Skuadra dha maksimumin, por  na mungoi paksa eksperienca dhe përqendrimi në fundin e ndeshjes”.

“Them të drejtën rezultati nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes”.

“Pas një jave, po me të njëjtin entuziazëm të madh e presim ndeshjen e dytë. Ne tani më s’kemi çfarë të humbim veçse të japim më të mirën dhe të shpresojmë në rezultat sa më pozitiv. Do të jetë e vështirë të përmbysim rezultatin, por jo e pamundur”, ka thënë Boshnjaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës në marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Sejdi…