
Bosi i drogës në Serbi: Vuçiqit dhe partisë së tij fansat e mi i dhanë 30 mijë vota
Narkodilleri dhe personi që ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burgje, Kristijan Golluboviq ka thënë se nga “fansat e tij” i sjell 30 mijë vota për Aleksandër Vuçiqin, përkatësisht për Partinë Progresiste Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti serb.
Ai në një televizion serb ka theksuar se fansat e tij janë të moshës 18 deri 25 vjeç.
“Në skenën politike të Serbisë, besoj se SNS-ja është gjëja e duhur për të gjithë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Tani po e them publikisht, tashmë po mbledh rreth 20-30 mijë vota fansa të mi që janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç”, është shprehur Golluboviq në një emision.
Sipas medieve serbe, duket se regjimi i Vuçiqit është në telashe pasi një kriminel i dënuar dhe një shpërndarës droge po i siguron vota, duke u promovuar në televizion, raporton “Telegrafi”.
Aty është thënë se ky kriminel në një vend normal nuk do të kishte as një sekondë hapësirë në medie, mirëpo në Serbi ky është një “ushtar” i partisë që agjiton për pushtet dhe se është “model për të rinjtë”.
Samo da te pitam @avucic je li ovaj menja Belivuka na ulici pa okuplja fanove…#vunakico pic.twitter.com/FySrPk3uuJ
— Dragan Vidaković Mrki (@protivdictature) May 18, 2023