Bosnja dhe Kroacia sërish raportojnë shifra të larta të të infektuarve me koronavirus
Autoritetet Shëndetësore në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten kanë raportuar për 1 903 persona të infektuar nga koronavirusi i ri dhe 21 vdekje.
Në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës janë testuar 2 896 persona, nga të cilët 1 219 ishin pozitivë për SARS-CoV-2. Në 24 orët e kaluara, 12 vdekje janë raportuar në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ndërsa në Republikën Serbe të Bosnjës janë testuar 1 371 mostra laboratorike, nga të cilat 649 janë konfirmuar pozitive. Në 24 orët e fundit, nëntë vdekje janë shkaktuar nga Covid-19 në Republikën Serbe të Bosnjës.
Edhe në Kroaci sërish është raportuar për shifra të larta të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, ka bërë me dije me koronavirus janë konfirmuar 2 776 raste të reja. Në këtë vend janë regjistruar edhe 18 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 511.