Bosnja dhe Kroacia shënojnë shifra të larta të të vdekurve nga Covid-19
Autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës raportuan të hënën për 73 viktima të reja nga sëmundja COVID-19 dhe 997 të infektuar nga koronavirusi. Në territorin e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, u regjistruan 608 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 52 të vdekur.
Në Republikën Serbe të Bosnjës u shënuan 383 persona të infektuar dhe 19 vdekje, ndërsa në Qarkun e Bërçkos edhe gjashtë persona u diagnostifikuan me koronavirus ndërsa dy pacientë humbën jetën nga sëmundja.
Në Kroaci, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1,529 raste të reja me koronavirus, njoftoi Shtabi Shtetëror i Mbrojtjes Civile.
Numri i rasteve aktive është 14,942, që është 726 më pak se një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 38 vdekje, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 832.
Që nga fillimi i epidemisë në Kroaci më 25 shkurt, janë infektuar gjithsej 68,776 njerëz ndërsa 53,002 janë shëruar, nga të cilat 2,227 në 24 orët e fundit.
Mbi 28 mijë njerëz në vetizolim./rel/