Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën

17 shtator 2020 | 13:51

Pas mbledhjes së rregullt të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, një anëtar i këtij institucioni shtetëror, Zhelko Komshiq, ka thënë se ai dhe kryesuesi, Shefik Xhaferoviq, kanë votuar që BeH-ja ta njohë Kosovën, e se Milorad Dodik ishte kundër.

“Dodiku nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme. Pritet që Dodiku të kërkojë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të prezantojë aty çështjet ku Kosova lidhet me storie të rrezikshme që mund të përshkallëzojë në storie ndarjeje, dhe besoj se e dini të gjithë ku shpien kjo”, ka thënë Komshiq.

Ky vendim për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.

Komshiq po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviq kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e Bosnjës të zhvendoset në Jerusalem.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka thënë se dokumentet e dorëzuara në…