Bosnja ka shpallur fletarrest ndaj tij, Dodiku pas Beogradit lajmërohet nga Izraeli, por si shkoi atje?

25 mars 2025 | 17:08

Milorad Dodik, president i Republikës Srpska është lajmëruar nga Izraeli, pasi që i njëjti u largua nga Bosnje dhe Hercegovina, edhe pse është në ndjekje të autoriteteve të drejtësisë atje dhe në të njëjtën kohë i sanksionuar nga ShBA-të.

Fillimisht, Dodiku, kaloi kufijtë tokësorë për të shkuar në Serbi, ku edhe është pritur për takim nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Vizitën e tij për në Serbi, Dodiku e bëri dje, pikërisht më 24 mars, kur shënohet 26 vjetori i nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme, me çfarë rezultoi me ndërprerjen e luftës në Kosovë – pas shumë krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë

Lidhur me daljen e Dodiku në drejtim të Serbisë, janë deklaruar edhe nga autoritet në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Lidhur me ngjarjen e lartpërmendura, Policia Kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës do të informojë Prokurorinë e BeH dhe do të bashkëpunojë me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit”, thuhet në kumtesë.

Rreth arratisjes së tij mediumi boshnjak Oslobodjenje, ka raportuar se një kolonë prej pesë automjetesh të pashënuara nën rotacion ka kaluar mbrëmë rreth orës 18:30 në vendkalimin kufitar Raça në Bosnje dhe Hercegovinë.

Siç mëson ky medium nga nga burime e veta, askush nuk i ka ndalur dhe interesant është se rampa, e cila normalisht ishte ulur, është ngritur. Kolona ka kaluar në këtë pikë kufitare pa pengesa.

Besohet se në një nga makinat në kolonë ishte gjithashtu edhe Milorad Dodik.

Jozyrtarisht, pas kalimit të kufirit, oficerët e policisë kufitare të BiH kontaktuan kolegët e tyre serbë në vendkalimin kufitar Sremska Raça.

Në postimin e tij ku ka informuar për shkuarjen në Izrael, Dodiku ka deklaruar se ky shtet është një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit ai e respekton.

“Kam nisur një vizitë në Izrael, një vend të cilin e respektoj thellë për forcën, historinë dhe vendosmërinë e tij. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që di kush është, nuk pranon të jetë as objekt as shërbëtor. Ashtu siç Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, për të vendosur dhe për të mbajtur betimin e parëve. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u munduan të shuhen plotësisht – dhe mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë sapo ka publikuar dy përmbledhje të bisedimeve…